# Reforma zgjedhore? PD nis betejën nga e hëna.

> Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vendosi sot të depozitojë të hënën në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit “ad hoc” parlamentar për reformën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reforma-zgjedhore-pd-nis-betejen-nga-e-hena/
**Published:** 2017-09-15
**Modified:** 2017-09-15

---

Kryesia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vendosi sot të depozitojë të hënën në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit “ad hoc” parlamentar për reformën zgjedhore.

Kërkesa që do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë, do të ketë në fokus dy pika kryesore problematikat e zgjedhjeve qe kane të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, dhe e dyta, votimi elektronik.

Ndryshe ngase ka ndodhur herët e tjera kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë bërë në momentet e fundit përpara zgjedhjeve, partitë politike duket se po angazhohen për herë të parë që në fillimin e legjislaturës së parlamentit për hartimin e reformës zgjedhore.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** Pd, reforma zgjedhore
