# RENDITJA/ Konte “mbreti” i trajnerëve të Serisë A, lë pas edhe… Murinjon

> Antonio Konte fiton një tjetër titull: i katërti në Itali pas 3 me Juven, përveç një Premier Lige me Çelsin dhe Serisë B me Barin.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/renditja-konte-mbreti-i-trajnereve-te-serise-a-le-pas-edhe-murinjon/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

**Antonio Konte fiton një tjetër titull: i katërti në Itali pas 3 me Juven, përveç një Premier Lige me Çelsin dhe Serisë B me Barin. Jo vetëm kaq, ai është edhe trajneri më i mirë i historisë së Serisë A për mesataren e pikëve për ndeshje. Statistikat e “Transfermarkt” janë llogaritur që prej kampionatit të parë të sezonit 1929-‘30 deri më sot dhe janë përzgjedhur vetëm trajnerët me të paktën 50 ndeshje në stol. Në “top 20” janë 3 trajnerë të kampionatit aktual.**

 

**20) Hektor Kuper** **(Inter dhe Parma)***: mesatare pikësh 1.81 (152 pikë totale në 84 ndeshje).*

**19) Erkole Rabiti** **(Juve dhe Torino):*** mesatare pikësh 1.81 (98 pikë totale në 54 ndeshje).*

**18) Renato Çezarini** **(Juve):*** mesatare pikësh 1.82 (122 pikë totale në 67 ndeshje).*

**17) Simone Inzagi (Lacio):** *mesatare pikësh 1.84 (349 pikë totale në 190 ndeshje).*

**16) Xhovani Trapatoni (Milan, Juve, Inter, Kaljari dhe Fiorentina):** *mesatare pikësh 1.84 (1.266 pikë totale në 689 ndeshje).*

**15) Roberto Mançini (Fiorentina, Lacio dhe Inter):** *mesatare pikësh 1.84 (583 pikë totale në 317 ndeshje).*

**14) Xhenaro Gatuzo (Milan dhe Napoli)**: *mesatare pikësh 1.84 (217 pikë totale në 118 ndeshje).*

**13) Arrigo Saki (Milan dhe Parma):** *mesatare pikësh 1.85 (292 pikë totale në 158 ndeshje).*

**12) Lajos Czeizler (Kazale, Milan, Samp dhe Fiorentina):** *mesatare pikësh 1.87 (320 pikë totale në 171 ndeshje).*

**11) Xhovani Invernixi (Inter)**: *mesatare pikësh 1.88 (147 pikë totale në 78 ndeshje).*

**10) Karlo Parola (Juve):** *mesatare pikësh 1.93 (312 pikë totale në 162 ndeshje).*

**9) Karlo Ançeloti (Parma, Juve, Milan dhe Napoli):** *mesatare pikësh 1.95 (950 pikë totale në 488 ndeshje).*

**8) Fabio Kapelo (Milan, Roma dhe Juve):** *mesatare pikësh 1.97 (896 pikë totale në 454 ndeshje).*

**7) Karlo Karkano (Alesandria, Juve, Inter dhe Atalanta):** *mesatare pikësh 1.98 (419 pikë totale në 212 ndeshje).*

**6) Rudi Garsia (Roma):** *mesatare pikësh 1.99 (189 pikë totale në 95 ndeshje).*

**5) Leonardo (Milan dhe Inter):** *mesatare pikësh 2.02 (123 pikë totale në 61 ndeshje).*

**4) Mauricio Sarri (Empoli, Napoli dhe Juve):*** mesatare pikësh 2.03 (384 pikë totale në 189 ndeshje).*

**3) Masimiliano Alegri (Kaljari, Milan dhe Juve):** *mesatare pikësh 2.04 (803 pikë totale në 394 ndeshje).*

**2) Zhoze Murinjo (Inter):** *mesatare pikësh 2.18 (166 pikë totale në 76 ndeshje).*

**1) Antonio Konte (Atalanta, Juve dhe Inter):** *mesatare pikësh 2.26 (415 pikë totale në 184 ndeshje).*

**PANORAMASPORT.AL**

 

 

 

![](http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=628&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Frenditja-konte-mbreti-i-trajnereve-te-serise-a-le-pas-edhe-murinjon%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2F&cb=fd0c6c0e29)
 

---

**Categories:** Sport
