# Rënia e fuqisë blerëse, mbyllet për herë të parë pas 21 vitesh aktivitet, dyqani i Disney në Bari

> Rënia e fuqisë blerëse, si pasojë e situatave që ka lënë nga pas COVID-19. Por dhe pagesa e qirasë shumë e lartë. Për këto arsye,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/renia-e-fuqise-blerese-mbyllet-per-here-te-pare-pas-21-vitesh-aktivitet-dyqani-i-disney-ne-bari/
**Published:** 2020-09-23
**Modified:** 2020-09-23

---

Rënia e fuqisë blerëse, si pasojë e situatave që ka lënë nga pas COVID-19. Por dhe pagesa e qirasë shumë e lartë. Për këto arsye, dyqani Disney në rrugën “Sparano” në Bari të Italisë,  ka vendosur të mbyllë dyert e tij nga 3 Tetori i ardhshëm, deri në një njoftim të dytë, plotë pas 21 vitesh aktivitet.

Një lajm që duket se ka tronditur banorët e Barit, veçanërisht prindërit që ishin gati për të bërë një ndalesë në botën magjike të Disney gjatë një shëtitje në qendër të qytetit. Shumë prej tyre , pasi kanë mësuar për mbylljen e afërt, kanë vendosur të përfitojnë nga ditët e fundit të hapjes.

Kështu, në një ditë  të vetme, dhjetëra prindër, sëbashku  me fëmijët e tyre të etur për të pasur një lojë me princeshat e Disney apo superheronjtë e Marvel, u rreshtuan për të blerë në dyqanin magjik përmes Sparano. Kush e di nëse një rikuperim i mundshëm i xhiros mund të ndryshojë situatën? Është kjo shpresa që i mban prindërit baresë, për fatin e dyqanit të botës së fëmijëve.//telebari//

 

---

**Categories:** Itali
