# Reshje dhe rritje e lehtë temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Verilindore dhe Juglindore reshjet do&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reshje-dhe-rritje-e-lehte-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-2/
**Published:** 2020-12-29
**Modified:** 2020-12-29

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Verilindore dhe Juglindore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
