# Reshje dhe ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendore reshjet do jenë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reshje-dhe-ulje-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-4/
**Published:** 2020-12-11
**Modified:** 2020-12-11

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendore reshjet do jenë më intensive, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
