# Reshje dhe ulje temperaturash, ja si nis java

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reshje-dhe-ulje-temperaturash-ja-si-nis-java/
**Published:** 2021-01-25
**Modified:** 2021-01-25

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë me një intensitet të lartë duke rrezikuar edhe për përmbytje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 7 ballë.

 

 

---

**Categories:** Aktualitet
