# Reshje në të gjithë vendin dhe rritje e lehtë temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët që do të sjellë reshje në të gjithë territorin, ku me intensitetin më të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reshje-ne-te-gjithe-vendin-dhe-rritje-e-lehte-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit-per-sot/
**Published:** 2020-12-30
**Modified:** 2020-12-30

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët që do të sjellë reshje në të gjithë territorin, ku me intensitetin më të lartë do të jenë në zonat jugore gjatë pasdites. Në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

---

**Categories:** Aktualitet
