# Reshje të dendura shiu, ja zonat ku do të ketë më shumë

> Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga&hellip;

**URL:** https://publialb.al/reshje-te-dendura-shiu-ja-zonat-ku-do-te-kete-me-shume/
**Published:** 2020-09-25
**Modified:** 2020-09-25

---

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja zonat ku do të ketë më shumë, Reshje të dendura shiu
