# Revoltohet Neymar, merr të kuq dhe përleshet në tunel me kundërshtarin (Video)

> Brazilianin Neymar të PSG e kanë tradhtuar nervat në ndeshjen e radhës së Ligue 1, ku përballej me Lille për vendin e parë në renditje.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/revoltohet-neymar-merr-te-kuq-dhe-perleshet-ne-tunel-me-kundershtarin-video/
**Published:** 2021-04-04
**Modified:** 2021-04-04

---

Brazilianin Neymar të PSG e kanë tradhtuar nervat në ndeshjen e radhës së Ligue 1, ku përballej me Lille për vendin e parë në renditje.

Parisienët u mundën me rezultatin 1-0 nga Lille duke humbur kështu dhe kryesimin e kampionatit.

Në minutat e fundit Neymar u përplas disa herë me Tiago Dialo dhe për shkak të ndërhyrjeve josportive u nxorën me të kuq nga arbitri i ndeshjes.

Por gjakrat u nxehën dhe më tej kur dy lojtarët po hynin në dhomat e zhveshjes, ku pati dhe një përballje me të ashpër mes tyre. U desh ndërhyrja e personelit që situata të mos përshkallëzohej.

---

**Categories:** Sport
**Tags:** neymar, psg, tiago dialo
