# Rezultonte në kërkim për tre vepra penale , vlonjatit i vihen prangat

> Interpol Tirana, në bashkëpunimin me policinë  e Vlorës kanë arrestuar shtetasin Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.  Ai ishte shpallur në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rezultonte-ne-kerkim-per-tre-vepra-penale-vlonjatit-i-vihen-prangat/
**Published:** 2020-05-27
**Modified:** 2020-05-27

---

Interpol Tirana, në bashkëpunimin me policinë  e Vlorës kanë arrestuar shtetasin Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.  Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian. 37-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** Rezultonte në kërkim për tre vepra penale, vlonjatit i vihen prangat
