# Rishfaqen maskat. Dhunojnë dy të rinj në Tropojë.

> Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete të forta mbrëmjen e së hënës në Tropojë teksa persona të armatosur dhe me maska u&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rishfaqen-maskat-dhunojne-dy-te-rinj-ne-tropoje/
**Published:** 2017-10-03
**Modified:** 2017-10-03

---

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete të forta mbrëmjen e së hënës në Tropojë teksa persona të armatosur dhe me maska u kanë zënë pritë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në aksin rrugore Tropojë- Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”.

Shtetasit F.M 29 vjeç dhe E.R 27 vjeç, të dy banues në Lekbibaj kanë qenë duke u kthyer në banesë me mjetin tip kamioncinë, kur janë ndaluar nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Më pas ata i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M dhe E.R të cilët ndodhen në spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vëne flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** armë, Maska, tropojë
