# Rreth 29 mijë raste aktive me covid, mbi 20 mijë janë në Tiranë/ Ja se si duket situata në qytetet dhe spitalet

> TIRANË / 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 256 raste të reja. Në gjithë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rreth-29-mije-raste-aktive-me-covid-mbi-20-mije-jane-ne-tirane-ja-se-si-duket-situata-ne-qytetet-dhe-spitalet/
**Published:** 2021-04-07
**Modified:** 2021-04-07

---

TIRANË / 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 256 raste të reja.

Në gjithë vendin kemi 29,301 raste aktive me covid, ku 20738 prej tyre ndodhet vetëm në Tiranë. Fieri, Durrësi, Gjirokastra dhe Shkodra mësohet gjithashtu se kanë situatë serioze me rastet aktive me covid.

** Situata në spitale**

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

**Të shëruar**

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

**Apeli**

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

**Statistika (07 Prill 2021)**

Raste të reja ditore 256

Të shëruar në 24 orë 565

Të shtruar në spitale 256

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2538

Testime totale 577,591

Raste pozitive 127,192

Raste të shëruara 95,600

Raste Aktive 29,301

Humbje jete 2291

**Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:**

Tiranë 20738

Fier 2560

Durrës 1226

Gjirokastër 1224

Shkodër 1030

Vlorë 721

Korçë 729

Kukës 345

Dibër 338

Elbasan 246

Lezhë 103

Berat 41.

 

---

**Categories:** Aktualitet
