# Rriten me 16% volumet e mallrave të transportuara me tragete në Portin e Durrësit/ 12 prill 2021

> Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rriten-me-16-volumet-e-mallrave-te-transportuara-me-tragete-ne-portin-e-durresit-12-prill-2021/
**Published:** 2021-04-12
**Modified:** 2021-04-12

---

**Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2020.**

**Rritje prej përkatësisht 22 dhe 3 % kanë regjistruar edhe shifrat e kamionëve dhe autoveturave, që kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.**

**Nga të dhënat statistikore në APD, mësohet se tragetet kanë transportuar rreth 221 mijë tonë mallra gjithsej, dhe se sasia më e madhe është shënuar në hyrje në portin më të madh të vendit.**

**Që nga fillimi i këtij viti tragetet kanë kryer 214 lundrime vajtje-ardhje, ose 12 lundrime më shumë se sa në 3-mujorin e vitit 2020, ndërsa shifra e udhëtarëve që kanë frekuentuar tragetet ka arritur në rreth 80 mijë gjithsej, ose 17 %më pak se vitin e kaluar.**

**Megjithë rritjen graduale gjatë muajit mars, shifrat e udhëtarëve me tragete mbeten të ulëta si pasojë e kufizimeve nga pandemia, që u vendos për shkak të Covid-19.**

AUTORITETI PORTUAL DURRES/

** **![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/9AC2AF71-2FCB-45C7-9E22-EC2C20D2FBB3-1.jpeg)

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/37DEDDE2-AD37-437F-838B-825C6C18182D-1024x682-1.jpeg)

---

**Categories:** Ekonomi
