# Rritje temperaturash, ja parashikimi i motit

> Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/rritje-temperaturash-ja-parashikimi-i-motit/
**Published:** 2020-10-05
**Modified:** 2020-10-05

---

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 30°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja parashikimi i motit, Rritje temperaturash
