# Ruçi e Basha krah njëri-tjetrit, të heshtur e të ‘vrenjtur’, Rama s’e “tradhëton” Veliajn, i rri pranë. Yuri Kim ndan FOTOT e darkës private me liderët e vendit

> Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e ogranizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, disa ditë më parë të organizuar në rezidencën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ruci-e-basha-krah-njeri-tjetrit-te-heshtur-e-te-vrenjtur-rama-se-tradheton-veliajn-i-rri-prane-yuri-kim-ndan-fotot-e-darkes-private-me-lideret-e-vendit/
**Published:** 2020-07-04
**Modified:** 2020-07-04

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/5f002198ca263KIM-1-300x200.jpg)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e ogranizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, disa ditë më parë të organizuar në rezidencën e saj. Pjesëmarrës në darkë, nga ajo që duket në foto, ishin vetëm 16 persona, figurat kryesore të politikës të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dhe staf i Ambasadës.

Nga ajo që duket në foto është fakti se presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të heshtur e seriozë krah njëri-tjetrit.

Pamje nga darka

Ndërsa në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ambasadorja Kim, krahas fotove ka postuar një mesazh falenderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.

“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë,“- shkruan Kim.

 

Ambasada Amerikane organizoi festime më 1 korrik, ditë që ambasadorja Yuri Kim ftoi një grupim të vogël njerëzit në rezidencën e saj për të mbajtur festimet duke bërë bashkë krerët e politikës shqiptarë, si asnjëherë më parë.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme, Politike
**Tags:** i rri pranë. Yuri Kim ndan FOTOT e darkës private me liderët e vendit, Rama s’e “tradhëton” Veliajn, Ruçi e Basha krah njëri-tjetrit, të heshtur e të ‘vrenjtur’
