# Ruhuni në Facebook/ Rreth 533 mln  të dhëna personale dhe numra telefoni dalin në internet

> “Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur. “Numra telefoni, adresa, informacione biografike,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ruhuni-ne-facebook-rreth-533-mln-te-dhena-personale-dhe-numra-telefoni-dalin-ne-internet/
**Published:** 2021-04-04
**Modified:** 2021-04-04

---

“Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur.

“Numra telefoni, adresa, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas” shkruhet në artikull. Mes personave të goditur, 32 milionë janë në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi. Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren nga hakerat.

Publikimi i këtyre të dhënave dëmton besueshmërinë e Facebook, që administron një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve nga shumë vende të botës.

 

---

**Categories:** Bota
**Tags:** FACEBOOK, huckers, perdoruesit
