# Sa të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit, rritet sërish numri i të vdekurve nga covid

> Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona të infektuar me covid kanë humbur jetën në Shqipëri, duke e çuar në 2 378 numrin total të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/sa-te-infektuar-u-regjistruan-24-oret-e-fundit-rritet-serish-numri-i-te-vdekurve-nga-covid/
**Published:** 2021-04-25
**Modified:** 2021-04-25

---

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona të infektuar me covid kanë humbur jetën në Shqipëri, duke e çuar në 2 378 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot u regjistrua 1 i vdekur më shumë.

> *“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”*, njofton ministria.

Numri i të infektuarve ka regjistruar sërish rënie. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë, ndërsa dje u regjistruan 139 të infektuar.

> *“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në  Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll,  Sarandë, Vau Dejës, 3 raste  në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.”*

**Të shëruar**

Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.

**Situata në spitale**

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

**Apeli**

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

**Statistika (25 Prill 2021)**

Raste të reja ditore        128

Të shëruar në 24 orë      712

Të shtruar në spitale      149

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2789

Testime totale             626,989

Raste pozitive             130,537

Raste të shëruara       105,728

Raste Aktive                 22,431

Humbje jete                  2,378

**Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:**

Tiranë   17297

Fier      1888

Durrës  722

Shkodër      622

Gjirokastër   425

Korçë    548

Vlorë    304

Elbasan   246

Kukës     217

Dibër    165

Berat       81

Lezhë     37

---

**Categories:** Aktualitet
