# Së bashku për një qëllim, foto që i bëri kureshtar fansat e Dua Lipës dhe Elton John

> Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John. Nëpërmjet këtij postimi, Dua&hellip;

**URL:** https://publialb.al/se-bashku-per-nje-qellim-foto-qe-i-beri-kureshtar-fansat-e-dua-lipes-dhe-elton-john/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

*“Shikoni kë takova më në fund sot në prova!!! Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars në 25 Prill me Elton John në mbështetje të punës mahnitëse që @EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV.*

*U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.*

Kujtojmë që para disa kohës, ikona e muzikës, Elton John shprehu publikisht admirimin për albumin e Dua Lipës, “Future Nostalgia”.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/dua-elton.png)

---

**Categories:** Showbizz
