# “Sfidat e marketingut” UAMD zhvillon workshopin e rradhës

> Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës ka bërë me dije se ka zhvilluar dje worshopin me temë “Sfidat e marketingut”. Ky workshop mësohet se është fokusuar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/sfidat-e-marketingut-uamd-zhvillon-workshopin-e-rradhes/
**Published:** 2021-04-09
**Modified:** 2021-04-09

---

Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës ka bërë me dije se ka zhvilluar dje worshopin me temë “Sfidat e marketingut”. Ky workshop mësohet se është fokusuar në Strategjinë e Marketingut Digjital dhe në përdorimin efektiv te mediave sociale.

Postimi i plotë:

Diten e djeshme, më 8 prill 2021, Departamenti i Marketingut, pranë Fakultetit të Biznesit- UAMD, organizoi Workshopin me temë “SFIDAT E MARKETINGUT TRADICIONAL DHE DIGJITAL, NËN NDIKIMIN E PANDEMISË COVID-19”.

Në aktivitet u prezantuan tre tema tejet aktuale në fushën e Marketingut. Prof. Asoc. Dr Elton Noti referoi Temen “Ndikimi i Pandemisë Covid-19, në Marketingun Tradicional.” Ndërsa MSc. Brixhilda Imeri prezantoi temën “Teoria 4-S, Baza e Marketingut Mobile në Epokën e Internetit”. Temat ngjallën ngjallën interesin e audiencës.

Në këtë ëorkshop ishte i ftuar z. Renato Civili, CEO i “Digital Academy Albania”. Në prezantimin e tij, z. Civili u fokusua në Strategjitë e Marketingut Digjital dhe në përdorimin efektiv te mediave sociale. Ndër të tjera ai udhëzoi studentet me hapa praktikë për përdorimin në mënyrë efektive të këtyre mjeteve të komunikimit.

Studentët e pranishëm në këtë ëorkshop u pajisën me certifikata. Ky aktivitet është i pari i në serie të programuara nga Departamenti i Marketingut për studentët e Ciklit Bachelor dhe Master.

[#UAMD](https://www.facebook.com/hashtag/uamd?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVTEKA9QzMBJ3hU9952bwWtBX3QGQf6cFQkowq9FQgYNAOE3att-YB3k5-gTnVR4K_E2uJsp2TYxi_ylDT8ZZnwrCK1gxbrc-3_cnxkz4atfFZ-LQE6apC-8qYuNJFgmfa7c-w_mLLpap2UOOS3Utcjx9veEIxrlXke-3SJH2SLwVRy-FFFrlpLJGhScqBd17I&__tn__=*NK-R)

 

---

**Categories:** Sociale
