# Shembja e  kontrolluar e mureve të brendshme të pallatit "Kastrati"  në Durrës. Ja sa kilogram tritol u përdor

> Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu dje për herë të parë një proçedurë tjetër për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shembja-e-kontrolluar-e-mureve-te-brendshme-te-pallatit-kastrati-ne-durres-ja-sa-kilogram-tritol-u-perdor/
**Published:** 2020-09-21
**Modified:** 2020-09-21

---

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu dje për herë të parë një proçedurë tjetër për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brendshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo proçedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me mënyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

Pas shpërthimit, tymi i zi ka mbuluar gjithën zonën, ndërkohë që shpërthimet janë dëgjuar në të gjithë qytetin.

---

**Categories:** Aktualitet
