# Shenjë e 13 e horoskopit?! NASA pretendon se e ka zbuluar

> Horoskopi ka 12 shenja për çdo periudhë të muajve të vitit. Së fundmi, Agjensia Hapësinore NASA, pretendon se ka zbuluar shenjën e 13 të horoskopit,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shenje-e-13-e-horoskopit-nasa-pretendon-se-e-ka-zbuluar/
**Published:** 2020-07-17
**Modified:** 2020-07-17

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_horoskop-31594958661-300x300.jpg)

Horoskopi ka 12 shenja për çdo periudhë të muajve të vitit. Së fundmi, Agjensia Hapësinore NASA, pretendon se ka zbuluar shenjën e 13 të horoskopit, e cila quhet Ophiuchus. Sipas NASA-s, babilonasit identifikuan 13 yjësi në zodiak, por e hodhën poshtë shenjën e yllit Ophiuchus pasi nuk përshtatej me rotacionin e tokës. Shenja e misterioze mund të jetë horoskopi i atyre që kanë lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit. Nëse do të përdorej si një shenjë zyrtare e yjeve sot, ajo do të zhvendoste horoskopet për pjesën tjetër të vitit. Kjo do të thotë se horoskopi që keni ndjekur deri më tani mund të jetë me të vërtetë i gabuar.

---

**Categories:** Kuriozitete, Lajme
**Tags:** Shenjë e 13 e horoskopit?! NASA pretendon se e ka zbuluar
