# Shërbim jashtë orarit, policia gjobit pronarin e lokalit

> Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për&hellip;

**URL:** https://publialb.al/sherbim-jashte-orarit-policia-gjobit-pronarin-e-lokalit/
**Published:** 2021-02-09
**Modified:** 2021-02-09

---

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një lokali:

Shtetasin S. C., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** policia gjobit pronarin e lokalit, Shërbim jashtë orarit
