# Sherri në mes të Tiranës/ Çiklisti godet me zinxhir shoferin, ky ia kthen me çekiç (VIDEO)

> Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në zonën e ish-Stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku tre persona janë përleshur me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/sherri-ne-mes-te-tiranes-ciklisti-godet-me-zinxhir-shoferin-ky-ia-kthen-me-cekic-video/
**Published:** 2021-04-03
**Modified:** 2021-04-03

---

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në zonën e ish-Stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku tre persona janë përleshur me sende të forta.

Shkak i konfliktit në fjalë ka qenë një automjet i cili i ka prerë rrugën djalit me biçikletë.

Ky i fundit është përleshur me pasagjerin e automjetit, duke e goditur me zinxhirin e biçikletës, ndërsa shoferi i ka ardhur në ndihmë shokut të tij duke dhunuar çiklistin me çekiç.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ciklisti, shoferi
