# Shifra lufte, SHBA  mbi 100 mijë viktima nga COVID-19

> Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, koronavirusi është sfida më e madhe që ka kaluar bota që pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë shtete në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shifra-lufte-shba-mbi-100-mije-viktima-nga-covid-19/
**Published:** 2020-05-28
**Modified:** 2020-05-28

---

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, koronavirusi është sfida më e madhe që ka kaluar bota që pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë shtete në Europë si Italia dhe Spanja, kanë kaluar rekordin e numrit të atyre që humbën betejën me koronavirusin e ri, duke kaluar numrin e viktimave të luftës së fundit, asaj të Dytë Botërore.  Po kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar mbi 100 mijë viktima tashmë nga koronavirusi. Edhe pse numri është në rënie, sipas autoriteteve atje,  tashmë është plotësuar parashikimi minimal i viktimave nga COVID-19 prej Shtëpisë së Bardhë.  Në total sot ka shkuar në 102 mijë viktima,  ndërsa numri ditor i personave që humbin betejën me COVID-19, është në rënie në SHBA, por vendi vazhdon të kryesojë listën botërore qoftë nga numri i viktimave, por dhe të infektuarit.

---

**Categories:** Bota
**Tags:** SHBA mbi 100 mijë viktima nga COVID-19, Shifra lufte
