# Shifra të larta, 44 raste pozitive me COVID-19 në vend, 1 humbje jete

> Mirela Cami, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, konfirmoi se janë 44 rastet pozitive në 24 orët e fundit nga 291 testime të kryera.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shifra-te-larta-44-raste-pozitive-me-covid-19-ne-vend-4-ne-durres/
**Published:** 2020-06-11
**Modified:** 2020-06-11

---

Mirela Cami, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, konfirmoi se janë 44 rastet pozitive në 24 orët e fundit nga 291 testime të kryera. Rastet janë shpërndarë: 22 Tirana, 4 Kamëz, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi. Mësohet po ashtu se në 24 orët e fundit ka patur 12 shtrime në Infektiv, ndërsa një pacient 59 vjeç nga Lushnja ka ndëruar jetë.

**NJOFTIMI I PLOTE**

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

**COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)**

Testime totale 19562

Raste pozitive 1385

Raste të shëruara 1001

Raste Aktive 349

Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

**Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:**

Tiranë 211

Shkodër 42

Krujë 32

Kamëz 23

Durrës 16

Mat 9

Lushnje 5

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

Pukë 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1

Vlorë 1

Elbasan 1

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** 4 në Durrës, 44 raste pozitive me COVID-19 në vend, Shifra të larta
