# Shkarkohen në Portin e Durrësit, 227 njësi konteinerike me mallra të ndryshëm

> Autoriteti Portual i Durrësit, ka publikuar pak momente më parë, një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” të dhënat rreth proçesit të punës&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shkarkohen-ne-portin-e-durresit-227-njesi-konteinerike-me-mallra-te-ndryshem/
**Published:** 2020-09-18
**Modified:** 2020-09-18

---

Autoriteti Portual i Durrësit, ka publikuar pak momente më parë, një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” të dhënat rreth proçesit të punës së përpunimit të mallrave nga dita e sotme. Sipas postimit anija tregtare “CONTSHIP IVY”,  po shkarkohen 227 njësi konteinerike me mallra të ndryshme.

Postimi i plotë:

Nga procesi i përpunimit të anijes tregtare “CONTSHIP IVY”, nga e cila po shkarkohen 227 njësi konteinerike me mallra të ndryshme, me peshë totale të ngarkesës së importit rreth 5 mijë tonë. Anija ka lundruar nga Porti Bar (Mali i zi) dhe pas përpunimit në Portin e Durrësit do të vijojë më pas udhëtimin drejt Gioia Tauro(Itali). Procesi i shkarkimit të konteinerëve nga anija në kamionë po kryhet nga elektrovinçi portual, me asistencën e disa prej risterkerave përpunues në Terminalin e Kontienerëve. [#ÇdoDitëNëPunë](https://www.facebook.com/hashtag/%C3%A7dodit%C3%ABn%C3%ABpun%C3%AB?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZX2pVCRHlXhJxIRpGO5troi20fqZ6pEGL-2LR4rJ_Bdt1o_BqTSDD6ypM4r22Oq91LgYJHYFUQDV1Cosqna2Lwx30gH1EFvfH7TDd1fnwMhxF37jETicKRW_nM8QqaK9gWhruXps0xxpi9-1xgsMrxVwY4yMDBVMgtpezJybqIOlaY3jn0o2ucMOdeZsUx0IepGU7fgMcSYwlHofm9k03Ir&__tn__=*NK-R) [#MaritimeAlbania](https://www.facebook.com/hashtag/maritimealbania?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZX2pVCRHlXhJxIRpGO5troi20fqZ6pEGL-2LR4rJ_Bdt1o_BqTSDD6ypM4r22Oq91LgYJHYFUQDV1Cosqna2Lwx30gH1EFvfH7TDd1fnwMhxF37jETicKRW_nM8QqaK9gWhruXps0xxpi9-1xgsMrxVwY4yMDBVMgtpezJybqIOlaY3jn0o2ucMOdeZsUx0IepGU7fgMcSYwlHofm9k03Ir&__tn__=*NK-R)

 

---

**Categories:** Ekonomi
**Tags:** 227 njësi konteinerike me mallra të ndryshëm, Shkarkohen në Portin e Durrësit
