# Shkel masën e sigurisë dhe përndjek 15 vjeçaren, arrestohet nga policia

> Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 21 vjeçar, pasi në mënyrë të përsëritur kish shkelur masën e sigurisë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shkel-masen-e-sigurise-dhe-perndjek-15-vjecaren-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2020-10-30
**Modified:** 2020-10-30

---

Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 21 vjeçar, pasi në mënyrë të përsëritur kish shkelur masën e sigurisë me “arrest shtëpie” dhe përndiqte një 15 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** arrestohet nga policia, Shkel masën e sigurisë dhe përndjek 15 vjeçaren
