# Shkencëtarët: 2018-ta do të jetë viti i tërmeteve shkatërrimtare

> &nbsp; Shkencëtarët kanë parashikuar se viti 2018, do të jetë viti i tërmeteve shkatërruese. Termetet vitin e ardhshëm do të vijnë për shkak të ngadalësimit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shkencetaret-2018-ta-do-te-jete-viti-i-termeteve-shkaterrimtare/
**Published:** 2017-11-21
**Modified:** 2017-11-21

---

 

Shkencëtarët kanë parashikuar se viti 2018, do të jetë viti i tërmeteve shkatërruese. Termetet vitin e ardhshëm do të vijnë për shkak të ngadalësimit të rrotullit të Tokës. Ekspertët paralajmërojnë se ky vit ka qenë ‘i lehtë’ vetëm me 6 tërmete të mëdha.

Ndërsa vitin e ardhshëm mund të kemi të paktën 20 tërmete që do shkaktojnë dëme serioze dhe pritet të bien në rajonet tropikale ku jetojnë rreth 1 miliardë njerëz.

Ndryshime e vogla në shpejtësinë e rrotullimit të planetit tonë do të shkaktojnë aktivitet të madh sizmik duke lëshuar sasi të mëdha të energjisë nëntokësore, raporton Daily Mail.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** katastrofë, tërmet
