# Shpërndarja e lëndëve narkotike, arrestohet 29 vjeçari

> Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 29 vjeçar, akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Njoftimi i Policisë: Goditet&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shperndarja-e-lendeve-narkotike-arrestohet-29-vjecari/
**Published:** 2021-02-06
**Modified:** 2021-02-06

---

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, bëri me dije se ka arrestuar një 29 vjeçar, akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”.

Qarkullonte me armë zjarri dhe me doza kokaine gati për shitje, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

29-vjeçari i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave më kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në…

---

**Categories:** Kronikë
