# Shpërthim i fuqishëm në ish-kombinatin e Metalurgjikut në Elbasan, 5 persona të plagosur rëndë

> Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shperthim-i-fuqishem-ne-ish-kombinatin-e-metalurgjikut-ne-elbasan-5-persona-te-plagosur-rende/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/ambulanca-1-780x405-1-300x156.png)

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan. Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

 

Gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në Kurum, ndërkohë që tre autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në fjalë, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie.

---

**Categories:** Kronikë, Lajme
**Tags:** 5 persona të plagosur rëndë, Shpërthim i fuqishëm në ish-kombinatin e Metalurgjikut në Elbasan
