# Shqipëria heq karantinën për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

> Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Karantina e detyruar për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shqiperia-heq-karantinen-per-te-ardhurit-nga-maqedonia-e-veriut-dhe-greqia/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Karantina e detyruar për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia e vendosur nga Komiteti Teknik e Ekspertëve për shkak të shifrave shqetësuese në këto dy vende fqinje ishte në fuqi deri ditën e sotme (3 maj).

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri konfirmoi 2 javë më parë masën e re në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), që përfshinte karantinën për personat që hynin në Shqipëri nga dy shtetet fqinjë.

---

**Categories:** Aktualitet
