# “Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe”, Rama për 145 mijë vaksinat e Pfizer: Kjo është doza e dytë më e madhe nga

> Kryeministri  Rama reagon pas vendimit të Bashkimit Evropian për të sjellë në Shqipëri, në periudhën maj-gusht, 145 mijë vaksina kundër koronavirusit. Rama shkruan në rrjetin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/shqiperia-siguron-dozen-e-dyte-me-te-madhe-rama-per-145-mije-vaksinat-e-pfizer-kjo-eshte-doza-e-dyte-me-e-madhe-nga/
**Published:** 2021-04-20
**Modified:** 2021-04-20

---

Kryeministri  Rama reagon pas vendimit të Bashkimit Evropian për të sjellë në Shqipëri, në periudhën maj-gusht, 145 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Rama shkruan në rrjetin e tij social në “Facebook” se kjo është doza e dytë më e madhe nga kontrata e BE me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer.

**Mesazhi i Ramës:**

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

 

![](https://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshqiperia-siguron-dozen-e-dyte-me-te-madhe-rama-per-145-mije-vaksinat-e-pfizer-mos-u-nxitoni-kur-gjykoj-qendrimet-e-be%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&cb=5f3c02e15c)
 

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.

---

**Categories:** Politike
