# Si e kanë bekuar Perënditë shenjën e LUANIT?

> Legjenda rrëfen bëmën e Herkulit në vrasjen e luanit Nemeo, i cili terrorizonte popullin. Herkuli ia doli mbanë duke e mbytur dhe më pas e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/si-e-kane-bekuar-perendite-shenjen-e-luanit-2/
**Published:** 2023-09-11
**Modified:** 2023-09-11

---

Legjenda rrëfen bëmën e Herkulit në vrasjen e luanit Nemeo, i cili terrorizonte popullin. Herkuli ia doli mbanë duke e mbytur dhe më pas e vuri në shpinë dhe e shpuri deri në Mikenë, ku u urdhërua që ta nxirrte jashtë qytetit. Atëherë, Herkuli mori një prej kthetrave të Luanit dhe ia rropi lëkurën, që do I shërbente më vonë si mbrojtëse.

Siç e tregon edhe shenja, Perënditë e kanë bekuar këtë shenjë dhe yjet e saj me krenari. Luani edhe mund të gabojë, por nuk do ta pranonte asnjëherë për shkak të krenarisë. Ashtu si lëkura e luanit ishte e papenetrueshme nga shigjetat e jashtme, po kështu edhe të lindurit në shenjën e Luanit nuk I konsiderojnë të rëndësishme fjalëtq ë thonë të tjerët dhe kanë mendimin e tyre personal. Eshtë shumë e vështirë që egoja e tyre të humbasë vigjilencën për t’I lënë hapësirë arsyes.

---

**Categories:** ASTROLOGJI
**Tags:** Si e kanë bekuar Perënditë shenjën e LUANIT?
