# Sitata e COVID-19, shtohen kërkesat për ndihmë spitalore në spitalet e Barit

> Dy mijë e nëntëqind kërkesa emergjente drejt numrit118, fluksi i telefonatave për ndihmë mjeksore kovid u rikthue dje në Bari. Pritje të gjata për të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/sitata-e-covid-19-shtohen-kerkesat-per-ndihme-spitalore-ne-spitalet-e-barit/
**Published:** 2021-03-18
**Modified:** 2021-03-18

---

Dy mijë e nëntëqind kërkesa emergjente drejt numrit118, fluksi i telefonatave për ndihmë mjeksore kovid u rikthue dje në Bari. Pritje të gjata për të marrë ndihmë  shëndetsore, sidomos për pacientët Covid të izoluar në shtëpi. Menaxhimi i pandemisë edhe një herë po përjeton një nga fazat e tij më kritike në Itali. Spitalet kanë qenë pothuajse plotësisht të mbushura gjatë ditëve të fundit në Bari.

 

Imazhet e ambulancave të rreshtuara janë edhe një herë treguesit kryesor të asaj se çfarë po ndodh në shumë spitale të  rajonit të Pulias. Drejtorja  e  urgjencës  118  Bari dhe BAT, Anna Maria  Natola bëri një apel për të gjithë.

 

“Mos telefononi 118 për informacion mbi tamponët dhe kujdesin në shtëpi.  Ka shumë thirrje në numrin e urgjencës të lidhura me pyetjet nga shumë përdorues në lidhje me gjërat që nuk duhet të mbërrijnë në këto linja. Kjo shkakton bllokimin e tyre, duke lënë urgjencat në radhë që në të vërtetë kërkojnë dërgimin e automjeteve për ndihmë spitalore”, thotë ajo.//Telebari

---

**Categories:** Itali
**Tags:** shtohen kërkesat për ndihmë spitalore në spitalet e Barit, Sitata e COVID-19
