# Situata në spitale/ Bien infeksionet, por vdekjet mbeten të larta, sa pacientë janë të intubuar dhe në terapi intensive

> Bien shifrat e COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2092 testime, kanë rezultuar 264 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën&hellip;

**URL:** https://publialb.al/situata-ne-spitale-bien-infeksionet-por-vdekjet-mbeten-te-larta-sa-paciente-jane-te-intubuar-dhe-ne-terapi-intensive/
**Published:** 2021-04-05
**Modified:** 2021-04-05

---

Bien shifrat e COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2092 testime, kanë rezultuar 264 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 9 persona.

Situata në spitale vijon të mbetet e qëndrueshme, me 255 të shtruar, nga 262 që raportoheshin dje.

*** “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”***

** Të shëruar**

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.

**Apeli**

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

**Statistika (05 Prill 2021)**

Raste të reja ditore        264

Të shëruar në 24 orë     589

Të shtruar në spitale      255

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                2092

Testime totale            572,719

Raste pozitive             126,795

Raste të shëruara        94,431

Raste Aktive                 30,090

Humbje jete                  2274

**Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:**

Tiranë   21182

Fier      2582

Durrës   1262

Gjirokastër  1245

Shkodër  1085

Vlorë     789

Korçë   775

Kukës     351

Dibër    336

Elbasan  277

Lezhë     152

Berat     53

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** shifrat, spitalet, statistikat
