# Ska më zona të kuqe, nga kufijtë, tek plazhet, parqet, palestrat dhe futbolli. Rihapja që nis sot me 1 Qershor

> Pas gati 3 muajësh, ky 1 Qershor shënon një hapje të Shqipërisë, pas masave drastike të ndërmara nga qeveria, si pasojë e COVID-19. Në fund&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ska-me-zona-te-kuqe-nga-kufijte-tek-plazhet-parqet-palestrat-dhe-futbolli-rihapja-qe-nis-sot-me-1-qershor/
**Published:** 2020-06-01
**Modified:** 2020-06-01

---

Pas gati 3 muajësh, ky 1 Qershor shënon një hapje të Shqipërisë, pas masave drastike të ndërmara nga qeveria, si pasojë e COVID-19. Në fund të muajit Maj, ministria e Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale, Manastirliu, bëri me dije masat e reja lehtësuese.  Nga sot hapen në vendin tonë kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kamponati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.

Të mbyllura do të vazhdojnë që të jenë: aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat, dëgjesat publike dhe tubimet. Nga ana tjetët ende nuk ka informacion se kur do të rifillojë transporti urban dhe ai ndërqytetas.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** nga kufijtë, palestrat dhe futbolli. Rihapja që nis sot me 1 Qershor, parqet, Ska më zona të kuqe, tek plazhet
