# SKANDAL : Drejtoreshat nuk pranojnë Mirela Karabinën, Ministren e Arsimit në ceremoni.

> Edhe pse është ende në detyrë, Ministrja e Arsimit Mirela Karabina dje, edhe pse ka kërkuar  të jetë pjesë e inaugurimit të vitit të ri&hellip;

**URL:** https://publialb.al/skandal-drejtoreshat-nuk-pranojne-ministren-e-arsimit-ne-ceremoni/
**Published:** 2017-09-12
**Modified:** 2017-09-12

---

Edhe pse është ende në detyrë, Ministrja e Arsimit Mirela Karabina dje, edhe pse ka kërkuar  të jetë pjesë e inaugurimit të vitit të ri shkollor, nuk u lejua! Të paktën 5 shkolla në kryeqytet e kanë refuzuar, ndërkohë që nuk ka munguar në ceremoni Lindita Nikolla e cila zyrtarisht nuk ka marrë detyrën.

Nga burime të besueshme mësohet se drejtoreshat të cilat janë kontaktuar nga vetë ministrja Karabina i kanë thënë që s’munden ta presin pasi rrezikojnë vendin e punës.

Në vend të denonconte këtë xhest, Basha doli dje vetë dhe uroi para mediave fillimin e vitit të ri shkollor, pa marrë fare parasysh se edhe sot ministrja teknike është në detyrë për të bërë dorëzimin.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** karabina, Ministrja e arsimit, nikolla, viti shkollor
