# Spanja një nga vendet e para europiane, që nisi vaksinimin me Johnson & Johnson

> Spanja është një nga vendet e para europiane që nisi sot përdorimin e vaksinës anti-Covid, Johnson &amp; Johnson. Mediat e huaja shkruajnë se vaksina ishte&hellip;

**URL:** https://publialb.al/spanja-nje-nga-vendet-e-para-europiane-qe-nisi-vaksinimin-me-johnson-johnson/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

**Spanja është një nga vendet e para europiane që nisi sot përdorimin e vaksinës anti-Covid, Johnson & Johnson.**

**Mediat e huaja shkruajnë se vaksina ishte në pritje për më shumë se një javë, pasi organet rregullatore amerikane rekomanduan ndalimin e vaksinës për të studiuar mpiksjen e rrallë të gjakut.**

**Por të martën, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha dritën e gjelbër vaksinës. Sipas mediave spanjolle, ka filluar të vaksinojë me Johnson & Johnson personat e moshës 70-79 vjeç.**

**Ndërkohë vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Greqinë, kanë vendosur të fillojnë administrimin e vaksinës Johnson & Johnson në ditët e ardhshme.**

** **

 

---

**Categories:** Bota
