# Stuhi shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

> Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje herë pas herë në formën e shtrëngatave në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/stuhi-shiu-ne-te-gjithe-territorin-ja-parashikimi-i-motit-per-sot/
**Published:** 2020-09-24
**Modified:** 2020-09-24

---

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje herë pas herë në formën e shtrëngatave në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 18ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja parashikimi i motit për sot, Stuhi shiu në të gjithë territorin
