# Sukses pas suksesi! Noizy merr një super surprizë nga “YouTube”

> . Reperi është aktiv prej vitesh me prurjet e reja muzikore, të cilat menjeherë bëhen ‘hite’. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij&hellip;

**URL:** https://publialb.al/sukses-pas-suksesi-noizy-merr-nje-super-surprize-nga-youtube/
**Published:** 2021-03-30
**Modified:** 2021-03-30

---

. Reperi është aktiv prej vitesh me prurjet e reja muzikore, të cilat menjeherë bëhen ‘hite’.

Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij dhuratën që ia ka zbukuruar ditën, vlerësimin nga platforma e muzikës “YouTube” për arritjen e 1 milion ‘subscribers-ave’ në kanalin e tij zyrtar “thisisnoizy”.

> *“Ju faleminderit për 1.000.000 subscribers”,* ka shkruar Noizy krahas videos ku mban pllakën e arit nga “Youtube”.

![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/03/7358cc88-eb07-4c9d-bb26-b6256c411a71-300x533.jpg)

Kujtojmë se një ndër lajmet më të bujshme ditëve të fundit ka qenë pajtimi i Stresit dhe Noizy-n.

Më herët, në videot e tyre live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin.

Kjo ishte një ngjarje e papritur për fansat e të dyja palëve, të cilët deri tashmë përfshiheshin në “përleshje” online me njëri-tjetrin.

Ndonjëherë , falja është më e mirë se hakmarrja dhe ky ishte rasti më i mirë që e vërtetoi këtë!

Kësaj here, “lufta” e gjatë mes Noizy-t dhe Stresit mori vërtetë fund!

---

**Categories:** Showbizz
**Tags:** Noizy, stresi, suksesi, youtube
