# Tashmë është zyrtare/ Klubi i La Ligës shkarkon trajnerin, shkak bëhet… Leo Mesi

> Tashmë është zyrtare, Havi Garsia nuk do të jetë më trajner i Valencias në ndeshjet e ardhshme. &nbsp; Shkak për këtë është bërë humbja ndaj&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tashme-eshte-zyrtare-klubi-i-la-liges-shkarkon-trajnerin-shkak-behet-leo-mesi/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

**Tashmë është zyrtare, Havi Garsia nuk do të jetë më trajner i Valencias në ndeshjet e ardhshme.**

 

Shkak për këtë është bërë humbja ndaj Barcelonës, e cila nuk është pritur mirë nga drejtuesit, pasi tashmë Valencia është vetëm 6 pikë lar zonës së rënies.

Dopieta e Leo Mesit ndaj Valencias, që i dha fitoren Barçës në një ndeshje spektakolare, e cila në fund u mbyll 2-3 në favor të katalanasve, ka bërë që drejtuesit t’i njoftojnë shkarkimin Grasias.

Ky i fundit e mori drejtimin e Valencias në fund të sezonit të kaluar, teksa pas formës jo të mirë të ekipit, tani është shkarkuar dhe drejtuesit e Valencias po punojnë për të emëruar “timonierin” e ri.

 

**PANORAMASPORT.AL**

 

 

---

**Categories:** Sport
