# Të dielën ndërrohet ora, a do të flemë një orë më pak apo më shumë?

> Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa.Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur&hellip;

**URL:** https://publialb.al/te-dielen-nderrohet-ora-a-do-te-fleme-nje-ore-me-pak-apo-me-shume/
**Published:** 2020-10-24
**Modified:** 2020-10-24

---

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa.Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 25 tetor, në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një orë prapa, në 02:00 .Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Kjo mund të konsiderohet dhe epoka e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin.

---

**Categories:** HOROSKOPI
