# Temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot

> Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/temperatura-te-larta-ja-parashikimi-i-motit-per-sot-4/
**Published:** 2020-08-20
**Modified:** 2020-08-20

---

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 36ºC dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 37ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** ja parashikimi i motit për sot, Temperatura të larta
