# Tenton të kalojë kufirin, me dokumenta të falcifikuara, arrestohet nga policia

> Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një person që dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tenton-te-kaloje-kufirin-me-dokumenta-te-falcifikuara-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2021-01-18
**Modified:** 2021-01-18

---

Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një person që dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falcifikuara.

Njoftimi i Policisë;

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

---

**Categories:** Kronikë
