# Tërmeti në Kroaci, ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

> Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të specializuar, vijojnë kërkimet për të shpëtuar jetë njerësish, pas tërmetit të regjistruar dje në Kroaci. Tërmeti i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/termeti-ne-kroaci-ekipet-e-shpetimit-vazhdojne-kerkimet-nen-rrenoja/
**Published:** 2020-12-30
**Modified:** 2020-12-30

---

Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të specializuar, vijojnë kërkimet për të shpëtuar jetë njerësish, pas tërmetit të regjistruar dje në Kroaci. Tërmeti i fuqishëm,  me epiqendër qytetin Petrinja ka shkaktuar 7 të vdekur ku viktima më e vogël është një 12-vjeçare, ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti i fuqishëm goditi Kroacinë pranë kryeqytetit Zagreb. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti  6.4 goditi ballë,  46 kilometra në juglindje të Zagrebit.

---

**Categories:** Bota
