# Terrorizoi Tiranën në ditën e zgjedhjeve/ Ja detaji që u zbulua për 32- vjeçarin, testi I alkolit rezultoi zero

> Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Arben Memën 32 vjeçarin, i cili  terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/terrorizoi-tiranen-ne-diten-e-zgjedhjeve-ja-detaji-qe-u-zbulua-per-32-vjecarin-testi-i-alkolit-rezultoi-zero/
**Published:** 2021-04-26
**Modified:** 2021-04-26

---

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Arben Memën 32 vjeçarin, i cili  terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë.

Bëhet e ditur se Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Sipas “abcneës”, nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar .

Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.

 

---

**Categories:** Aktualitet
