# “Ti vazhdon me …”- Olta Gixhari ‘xhelozon’ Jonida Vokshin: Nuk e kemi lënë kështu

> Jonida Vokshi i la të gjithë me gojën hapur kur postoi foto të trupit të saj pas shtatzënisë. Aktorja e njohur i befasoi të gjithë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ti-vazhdon-me-olta-gixhari-xhelozon-jonida-vokshin-nuk-e-kemi-lene-keshtu/
**Published:** 2020-07-01
**Modified:** 2020-07-01

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/olta-gixhari-jonida-vokshi-1-300x169.jpg)

Jonida Vokshi i la të gjithë me gojën hapur kur postoi foto të trupit të saj pas shtatzënisë. Aktorja e njohur i befasoi të gjithë me linjat e saj perfekte trupore dhe dukej sikur nuk kishte qenë shtatzënë. Jonida ‘i xhelozoi’ të gjithë përfshirë edhe miken e kolegen e saj Olta Gixhari, e cila është shtatzënë. Së fundmi, Jonida publikoi një selfie ku dukej më e bukur se kurrë.

Imazhi i saj ka tërhequr vëmendjen e Oltës, e cila komplimenton për bukurinë e saj ndërsa me shaka i thotë: “Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzënisë edhe pse je bere mama ? nuk e kemi lënë kështu ??❤️❤”

Ndërkohë Gixhari gjithashtu është në pritje të ëmbël dhe ka shtuar peshë nga shtatzënia.

 

Aktorja pak kohë më parë u shpreh se nuk e ka përmendur fjalën beli përgjatë gjithë kohës. “Fjala qe kam përdorur zero këto muaj : Bel ,beli, për belin, te beli, puuu ca beli ?”- shkroi ajo. Olta po shijon dashurinë me partnerin e saj misterioz në Spanjë dhe nuk ka dhënë shumë detaje nga shtatzënia. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës apo sa muajshe shtatzënë është ajo.

 

/Panoramaplus.al

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** “Ti vazhdon me …”- Olta Gixhari ‘xhelozon’ Jonida Vokshin: Nuk e kemi lënë kështu
