# Tiranë/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës një 54- vjeçar, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes

> Është gjendur i pajetë një 54- vjeçar në rrugë, i cili është përplasur nga një automjet. Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar në rrethana shpejtësie&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tirane-gjendet-i-pajete-ne-mes-te-rruges-nje-54-vjecar-policia-po-heton-per-zbardhjen-e-ngjarjes/
**Published:** 2021-04-14
**Modified:** 2021-04-14

---

Është gjendur i pajetë një 54- vjeçar në rrugë, i cili është përplasur nga një automjet. Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar në rrethana shpejtësie , pa lënë gjurmë.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. M. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
