# Tiranë- Konflikti për pronën dhe dhuna në familje, 3 në pranga

> Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ka vënë në pranga 3 gjatë 24 orëve  të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tirane-konflikti-per-pronen-dhe-dhuna-ne-familje-3-ne-pranga/
**Published:** 2020-05-27
**Modified:** 2020-05-27

---

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ka vënë në pranga 3 gjatë 24 orëve  të fundit.

**Konfilkt për motive pronësie** – Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

**Dhunë fizike dhe psikologjike **– Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë. Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** 3 në pranga, Tiranë- Konflikti për pronën dhe dhuna në familje
