# Tiranë/ Merr peng ish- të dashurën, arrestohet 35- vjeçari

> Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 35-vjeçari, i cili ka marrë peng ish të dashurën. Postimi i plotë: “Nga specialistët për Hetimin e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/tirane-merr-peng-ish-te-dashuren-arrestohet-35-vjecari/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 35-vjeçari, i cili ka marrë peng ish të dashurën.

Postimi i plotë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ‘Përndjekja’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Aktualitet
